Shefi i shteti të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot ka nënshkruar tre ligjet për reformë sociale. Ligjet të cilat i ka nënshkruar i pari i shtetit janë për mbrojtje sociale, siguri sociale për personat e moshuar dhe mbrojtje të fëmijëve.
Zbatimi në praktik i këtyre ligjeve është i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët në vend thonë nga kabinet i Presidentit.
Ligji për mbrojtje të fëmijëve sipas ndryshimeve të reja do të thotë se familjet me rrezik social do të mund të shfrytëzojnë ndihmën sociale, deri më tani këtë masë e kanë shfrytëzuar 3200 fëmijë ndërsa me ndryshimet e reja këtë ndihmë do të mund ta marrin 73.500 fëmijë. Nga kabinet i presidentit bëjnë të ditur se ndihmën për arsimin e fëmijëve deri më tani kanë shfrytëzuar 3.800 fëmijë por me ndryshimet e reja këtë ndihmë do ta marrin 64.316 fëmijë.
