Pendarovski: Në kushte të pandemisë arsimi dhe shkenca bëhen ende më të rëndësishme

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim  në konferencë onlajn  përkushtuar arsimit të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me temën “Vlerat e përbashkëta, aftësitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm”. Konferenca është mbështetur nga Shërbimi gjerman për këmbim akademik – DAAD.

“Kjo platformë për këmbim  të ekspertëve midis tre shteteve,  e cila është mbështetur nga Shërbimi gjerman  për këmbim akademik – DAAD,  vjen në kohën e vërtetë. Në kushte të pandemisë, vlera e arsimit të lartë  dhe shkencës bëhet ende më e rëndësishme, jo vetëm në ballafaqimin me pasojat,  por edhe në disenjimin e shoqërive tona mbi bazat e qëndrueshme  për të ardhmen. Që të mund të orientohemi drejt ekonomisë së gjelbërt dhe inkluzive, teknologjisë së pastër, energjisë së ripërtërirë,  e domosdoshme është të zhvillojmë  partneritet të fuqishëm midis bartësve të vendimeve, bashkësisë akademike dhe shkencore dhe sektorit të biznesit. Ndërsa, parakusht për atë punë kërkon ndërtimi i besimit të ndërsjellë midis faktorëve të rëndësishëm”, tha presidenti në fjalim.

Kumtoi se  vetëm para katër ditëve me Kombet e Bashkuara e nënshkruajtëm Korrnizën për bashkëpunim të zhvillimit të qëndrueshëm për periudhën e viteve 2021-2025, e cila ka për qëllim t’i mbështesë përpjekjet për standard jetësor më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë, zhvillimin inkluziv dhe të gjelbër, qasjen universale deri te shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale, aksioni klimatik ambicioz, rezistenca  ndaj katastrofave dhe qeverisja e përmirësuar e të drejtës dhe shkallës shumë më të lartë të qeverisjes të së drejtës.

“Përpjekjet tona nacionale për zhvillim të qëndrueshëm janë harmonizuar me qëllimin tonë  të rëndësishëm të jashtëm politik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut meriton dhe është e gatshme  t’i fillojë  negociatat inkuadruese për anëtarësimin në Union dhe atë prej kohës së kryesimit gjerman. Integrimi i vendit tonë në Union, por edhe i vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, është në interes  të sigurisë rajonale dhe prosperitetit. Bllokimi eventual ose anulimi i fillimit të negociatave do të ishte gabim i madh ose mossukses i madh, para se gjithash, i Bashkimit Evropian dhe kryesimit gjerman, i icli është aq shumë i angazhuar  në mbështetje të  perspektivës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Dhe e fundit, por gjithsesi  jo edhe më pak e rëndësishme,  rrjedha e tillë negative do të ndikojë  në stabilitetin  dhe të ardhmen e rajonit”, theksoi Pendarovski dhe shtoi se jetojmë në një periudhë  kur të gjtihë ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale jo vetëm për ballafaqim  me pasojat e pandemisë por edhe për disenjim të shoqërive tona në pajtim me parimet e qëndrueshmërisë, dhe në pajtim me  praktikat evropiane më të mira.

Vlerësoi se zhvillimi i qëndrueshëm  nuk është vetëm plan plotësues  për shtetet tona, rajonin tonë dhe Evropën. Agjenda 2030 është obligim për gjeneratën tonë, tërësisht ta shfrytëzojnë  potencialin njerëzor  që të lënë  botë më të mirë  për gjeneratat e ardhshme. Rol të rëndësishëm në atë proces kanë pikërisht  universitetet të cilat duhet t’i edukojnë  të rinjtë tanë dhe ta kanalizojnë  energjinë e tyre dhe kreativitetin  drejt qëllimit përfundimtar: zhvillim i qëndrueshëm për shoqëri të qëndrueshme.

Këto, siç shtoi, janë vetëm disa nga argumentet  pse e mbështes këtë projekt për arsim të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.