PENDAROVSKI NË ÇAIR, “SË BASHKU DUHET TË SHKOJMË DREJT BE-së DHE NATO-s”

TË FUNDIT

Kandidati për President Stevo Pendarovski, bashkë me kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, mbrëmë takuan banorët e lagjes Çair të Shkupit. Pendarovski u tha të pranishmëve se në shtëpinë tonë të përbashkët të quajtur Maqedoni e Veriut, ose të gjithë do të kenë të drejta të barabartë, pa dallime fetare apo etnike, ose për askënd nuk do të ketë lumturi.

“Të votojmë për shtet që nesër do te jetë anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian, pjesë e botës së zhvilluar e përparuar. Këtë vit, në këto zgjedhje shkojmë absolutisht me konceptin e njëjtë, kjo do me thënë që slogani ynë “Bashkë Përpara”, ky shtet mund të përparojë vetëm nëse të gjitha bashkësitë etnike kanë të drejta dhe qëllime të njëjta”, u shpreh Kandidati për President Stevo Pendarovski.