Pendarovski mund të shkelë Kushtetutën?! Talat Xhaferi me paralajmërime për krizë Kushtetuese-institucionale

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Nëse Presidenti Stevo Pendarovski e ndan mandatin për formim të qeverisë, pa u zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, atëherë ky veprim i tij do të ishte antikushtetues, thotë Kryesuesi i seancës konstituive Talat Xhaferi.

“Antikushtetuese është ndarja e mandatit pa pasur Kryetar Parlamenti i cili do të vendosë në funksion afatet e tjera që do të duhet t’i përcjellë parlamenti sepse parlamentit i fillojnë afatet nga momenti kur e merr informatën nga Kryetari i shtetit se është ndarë mandati dhe deputetët nuk mund t’i informojë njeri i paautorizuar”, deklaroi Talat Xhaferi.

- Advertisement -

Kjo është e përcaktuar në rregullore thotë Xhaferi, dhe çdo proces tjetër që mund të iniciohet mund ta vendosë në pikëpyetje gjithë procesin zgjedhor që sapo ka përfunduar, shton ai. Paralajmëron po ashtu se nëse mandati për formim të qeverisë ndahet pa pasur Kryetar Parlamenti, atëherë rrezikohet që institucionet të hyjnë në krizë kushtetuese-institucionale sepse Presidenti nuk ka kë ta informojë.

Talat Xhaferi: “Supozojmë që më 14 (gusht) partitë politike do të dalin me deklaratë se kanë shumicë dhe atë ditë do e ndajë mandatin Presidenti…

- Advertisement -

TV21- Dhe thuhet të njoftojë kryetarin e Kuvendit…

Talat Xhaferi: “Kë do e informojë Presidenti se e ka ndarë mandatin në kontekst të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit?! Kryetarin e Parlamentit i cili nuk ekziston?!”

- Advertisement -

Krejt këto dilema janë ngritur prej çështjes se kur Parlamenti quhet i konstituuar, me verifikimin e mandateve të deputetëve apo me zgjedhjen e kryeparlamentarit?

Mandati për qeverinë e re nuk mund të ndahet sepse ende nuk është formuar shumica parlamentare, që do të zgjidhte pasardhësin e Xhaferit si kryekuvendar.

Xhaferi thotë se si Kryesues i kuvendit, sipas rregullores, do të vazhdojë të menaxhojë me seancën konstituive deri në momentin e zgjedhjes së një Kryetari të ri të Kuvendit. Situatën e krijuar ai e sheh si pasojë e interpretimeve të ndryshme politike, e jo me baza juridike. Shton se Gjykata kushtetuese ka hapësirë për punë preventive dhe afat që të deklarohet për këto dilema.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -