PENDAROVSKI ME TUBIM QENDROR NË KUMANOVË, TAKIM ME QYTETARËT E NAGORIÇANIT, RANKOVCËS DHE KRIVA PALLANKËS

Tubimi qendror i koalicionit “ Së bashku përpara!”, gjatë ditës së sotme ka realizuar takime me qytetarët e Nagoriçanit të Vjetër, Rankovcës dhe Kriva Pallankës. Në orën 20 do të mbajë tubim qendror në sheshin e qytetit, në Kumanovë. Kandidati i përbashkët për president, Stevo Pendarovski, nga Nagoriçani i Vjetër, porositi për dalje masive në zgjedhje, të zgjedhin opsionin që ofron perspektiv evropiane dhe zhvillim, që ofron ecje të sigurt në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së.

“I përkrah politikat e Qeverisë dhe vendimet e Parlamentit që sjellin vende pune që janë të paguara mirë, investime të reja vendase dhe të huaja, sigurim social, kujdes për kategoritë e rrezikuara në shoqërinë tonë, për zhvillim ekonomik dhe social. Të gjitha këto do të intensifikohen me anëtarësimin në NATO dhe me fillimin e negociatave me BE-në. Kemi mundësi të papërsëritshme si gjeneratë  të lëmë trashëgimi të përhershme pas nesh. Shtet i sigurt i cili do të jetë partner në botën demokratike”, u shpreh Kandidati për president, Stevo Pendarovski.