Presidenti Stevo Pendarovski në ClickPlus ka komentuar informacionet se Ljubomir Fërçovski do të jetë ambasadori i ardhshëm i vendit në New York.
I ka quajtur spekulime, megjithatë ka bërë të ditur, se ka kërkuar që Qeveria të dalë me kandidatët e saj për ambasador në Moskë dhe New York.
“Kishte shumë spekulime për Fërçovskin. Derisa nuk zgjidhet problemi nga shteti ku duhet të shkojë, nuk dua të komentoj. Megjithatë, informacionet e mija janë se kanë filluar diskutimet në Qeveri për kandidatin potencial, si Nju Jorku e Moska. Kështu që në një bisedim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin i kam kërkuar që Qeveria të del me kandidatët potencial në këto vende”, tha Pendarovski.
Ai është shprehur decid, se nuk ka njerëz të vetë, që do të thotë se nuk ka emër të preferueshëm.
“Unë nuk kam njerëz të mi, njerëz të mi janë personat profesional në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, tha Pendarovski.
