Pas reagimeve të shumta në publik, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski është sqaruar për pjesën se pse helikopterët nuk u dërguan që sonte në Koçan për të shuar zjarrin.
“Dua ta njoftoj publikun se helikopterët e Armatës nuk kanë mundësi teknike që të fluturojnë në kushte të natës. Kjo është arsyeja e vetme pse në shuarjen e zjarrit do të kyçen në orët e hershme të mëngjesit”, shkroi Pendarovski në “Facebook”, transmeton TV21.
LEXO:
Pendarovski ka angazhuar Ushtrinë për të shuar zjarret, helikopterët nesër shkojnë në Koçan!
