Pendarovski: Fushata të jetë e sigurt, ndërsa zgjedhjet të drejta, të lira dhe demokratike

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, kemi zgjedhje si vend-anëtar i NATO-s dhe në pritje për t’i filluar negociatat negociuese me Bashkimin Evropian. Procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të mbahen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh edhe perspektivën tonë euroatlantike, porositë presidenti, Stevo Pendarovski në deklaratën me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Dëshiron zgjedhje të suksesshme, fushatë të drejtë dhe korrekte, dhe në fund, vendimin e vërtetë ta sjellin qytetarët.

- Advertisement -

“Qytetarë të nderuar, ju bëj thirrje të dilni dhe të votoni sipas bindjes suaj, pa frikë dhe pa presione. Vendosni vetë për cilin opsion politik do ta jepni votën dhe besimin tuaj. Këto zgjedhje mbahen në kohë të pandemisë së Kovid-19, të shpallur nga Organizata botërore e shëndetësisë. Në atë kahje, në fuqi do të jenë protokolle shëndetësore me qëllim që’u mundësohet të gjithë qytetarëve të cilët do të vendosin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar kushtetuese të votës, ta bëjnë atë në kushte të sigurta dhe me mbrojtje adekuate. Bashkëqytetarë të dashur, veproni sipas protokolleve për siguri dhe mbrojtje gjatë zhvillimit të tërë procesit të zgjedhjeve. Gjatë votimit mbrohuni, duke i respektuar masat, protokollet dhe mbani distancë të caktuar”, theksoi shefi i shtetit në deklaratën e tij.

U bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, siç edhe u obliguan me nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

- Advertisement -

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë të kulturës politike, pa diskreditime. Pres fushatë inkluzive në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet e margjinalizuara dhe pakicat, në të cilën do të përfaqësohet edhe interesi i tyre. Nga ana tjetër, pres të gjitha institucionet të cilat janë më kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor të punojnë profesionalisht, në pajtim me parimet e transparencës, barazisë dhe paanshmërisë”, thotë Pendarovski.

Potencon se liria e të shprehurit është kyçe për të pasur proces kredibil zgjedhor dhe qytetarët të marrin informata relevante, të vërteta dhe me kohë, me qëllim që të pavarur të sjellin vendimin se kujt do t’ia japin votën.

- Advertisement -

“Në kushte kur kemi zgjedhje pa tubime më të mëdha dhe aktivitete në terren, mediumet kanë rol akoma më të rëndësishëm, dhe prandaj nevojitet paanshmëri dhe profesionalizëm për ta informuar opinionin. Mediumet sociale do të jenë vegël e rëndësishme në fushatën zgjedhore, shpesh herë edhe si burim i fjalorit nxitës dhe lajmeve të rrejshme të cilat e minojnë zhvillimin demokratik të shoqërive të hapura. U bëj thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe rregullisht t’i kontrollojnë informatat të cilat plasohen në mediumet sociale nga burime të panjohura”, thekson presidenti i shtetit. 

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -