“E kam përsëritur qëndrimin tim, se amnisti për personat që kanë kryer vepër penale pa precedent, veçanërisht në Evropë, nuk vjen parasysh për shkak se faji i tyre në atë proces u vërtetua në mënyrë të pakontestueshme. Sa i takon kualifikimit, ata nuk u dënuan për terrorizëm, por për rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
Kështu ka hedhur poshtë presidenti Stevo Pendarovski mundësinë që të ketë amnisti për ngjarjet e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ka njoftuar, se edhe pse ka qenë një ngjarje, dhe të gjithë personat fajtorë kanë qenë pjesë e të njëjtës turmë, sërish ka pasur kualifikime të ndryshme të veprave penale.
“Ka aktgjykim edhe për njerëzit që ishin pjesë e turmës së njëjtë që ka hyrë në Kuvend dhe e kanë rrahur Ziadin Selën. Nëse ndiqet kualifikimi juridik, do të thotë tërë kohën flas për kualifikim juridik, jo për interpretime politike të aktgjykimeve. Nëse ndiqet kualifikimi juridik i atij aktgjykimi, ata njerëz u dënuan dhe me të drejtë fituan dënime të larta, por nuk u dënuan për veprën penale terrorizëm, por për “vrasje në tentativë”. Apo për shembull rasti me deputeten në atë kohë, Radmilla Shekerinska. Ato pamje na tmerruan të gjithëve, dhe vepra nuk u gjykua si “terrorizëm”, por “dhunë””, tha Pendarovski, transmeton TV21.
