Pendarovski – Dimitrov takim në Vilën Vodno

TË FUNDIT

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot në vilën Vodno do të pranojë ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Pendarovski ashtu siç paralajmëroi javën e kaluar se nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria do të kërkojë analizë për performansat e politikës së jashtme dhe punën e përfaqësive diplomatike-konsullore. Pendarovski gjithashtu do të zhbllokoj procedurën për pëlqimet e ambasadorëve që ishte bllokuar nga ish presidenti Gjorge Ivanov, me qëllim plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadave.

Takimi midis kryetarit të shtetit Stevo Pendarovski dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ndodh para publikimit të Raportit të KE-së për progresin e shtetit dhe samiteve kyçe të BE-së ku pritet vendi të merr datë për fillim të negociatave.