Pelosi e nënshkroi vendimin për impiçment të Trampit në Dhomën përfaqësuese

TË FUNDIT

Pas votimit të mbrëmshëm për impiçment të presidentit amerikan Donald Tramp në dhomën përfaqësuese të SHBA-së, kryetarja e  Dhomës përfaqësuese, Nenesi Pellosi, përsëriti se presidenti është revokuar sepse ka nxitur kryengritje dhe vlerësoi se kjo paraqet “kërcënim aktual për kombin”.

Pelosi më pas para gazetarëve e nënshkroi vendimin në Dhomën e ulët të Kongresit për revokimin e presidentit Tramp, i cili do të dërgohet në Senat për veprim të mëtutjeshëm.

Pasi e nënshkroi vendimin, Pellosi u largua nga salla pa asnjë fjalë ose koment shtesë.

Gjithsej 232 kongresmenë në Dhomën e përfaqësuesve votuan “për” tërheqjen, kundrejt 197, ndërsa katër abstenuan, konfirmoi CNN.

Gjithsej shtatë deputetë në Dhomën e ulët të Kongresit nuk kanë të drejtë vote.