PELISTERI, MUNDËSI PËR EKZISTENCË DHE BIZNES, “MOS LENI MBETURINA DHE MOS I DËMTONI BIMËT”

TË FUNDIT

Më shumë se 450 familje të Manastirit buxhetin e tyre familjar edhe këtë verë do të mund ta rrisin me mbledhjen e bimëve të ndryshme shëruese dhe frutave të malit në malin Pelister në Manastir.

“Vazhdimisht vijmë në Pelister, vazhdimisht mbledhim boronicë, çaje, dëllinja. Pelisteri është shumë i pasur me shumë gjëra. Këto vite që kemi mbledhur, çmimi është i mirë, mbledhim boronicë, e shesim në fshat. Është traditë që gjenerata jonë të shkojë të mbledh boronicë në Pelister”, tha Vera Mushovska nga fshati Nizhe Pole.

Në Pelister boronicë ka në 1 612 hektar.

“Mbledh boronica, fruta mali, kërpudha, dëllinja, e kam si profesion”, u shpreh Borçe Llozanovski nga fshati Rotino.

Renxherët apelojnë që të mos dëmtohen bimët dhe të mos lihen mbeturina.

“Të mblidhen me kujdes, të mos dëmtohen bimët. E shohim se ka përfitim nga kjo por duhet edhe ta ruajmë malin në gjendje të mirë. Një apel nga unë, të bëhet kujdes me mbeturinat, pas mbledhjes ka disa persona të papërgjegjshëm që lënë mbeturina. Ta shfrytëzojmë malin por nuk duhet ta ndotim, kemi fitim ndërsa lëmë mbeturina”, theksoi Ilo Sterijovski, Renxher në Pelister

Për mbledhje të bimëve dhe frutave me kujdes apelojnë edhe nga Parku Kombëtar  “Pelister”.

“Parku kombëtar “Pelister” në aspekt të mbledhjes me kujdes dhe mbajtjes llogari për atë se si veprohet me bimët e ndryshme në Pelister, ka procedurë që nga viti 2007. Kemi rast me mosrespektim në fillim të sezonit të mbledhjes së boronicës, për shkak se ajo duhet të jetë e pjekur që të mund të mblidhet”, deklaroi zëdhënësi i PK “Pelister”, Pece Cvetanovski.

Banorët e vendit organizohen nga tre apo katër  persona, kështu që për një ditë mund të mbledhin edhe 100 kilogram boronicë. Çmimi mesatar i shitjes është 120 denarë për kilogram. Ata kanë edhe përparësi në raport me të tjerët për shkak se kanë edhe fitim me të cilin boronicën e mbledhur mund ta dërgojnë në pultet për blerje.

Pjesa më e madhe e boronicës transportohet jashtë Maqedonisë. Shfrytëzohet si shurup  për lëngje frutash, ndërsa në vendet e Evropës perëndimore shitet si frutë i ngrirë.

Përgatiti: Jovica Paunoski