Autoritetet në Pekin publikuan se në 24 orët e fundit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Covid-19 në kryeqytetin kinez.
Siç theksohet, për herë të parë nuk ka pacientë me një rritje të papritur të numrit të personave të infektuar në Pekin nga fillimi i qershorit, kur ishin vendosur masa të karantinës për shkak të paraqitjes së virusit në afërsi të tregut me shumicë.
Autoritetet ende hulumtojnë se çfarë e solli paraqitjen e sërishme të epidemisë.
Një përfaqësues anonim i administratës së tregut për mediat lokale ka deklaruar se, gjoja, virusi është gjetur në tabelat për prerjen e salmonit të importuar.
