Sulmuesi i Çellsit, Pedro, është afër kalimit në Valencia, transmeton “Sport.es”.
Sipas burimit, spanjoli 32-vjeçar duhej të kalojë në Romë, por udhëheqësia e klubit italian vendosi të mos ndërmarrë asgjë rreth këtij transferi.
Siç thuhet, Valencia ka për qëllim ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta angazhojë futbollistin, kontrata e të cilit me Çellsin vlen deri në qershor të këtij viti.
Në sezonin 2019/20, Pedro luajti 18 ndeshje për Çellsin, shënoi dy gola dhe ka bërë tre asistime./MIA
