Pedro: Mourinho më bindi për Chelsean

TË FUNDIT

Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez thotë se Jose Mourinho e ka bindur atë që të transferohet tek gjigandi londinez, Chelsea.
Blutë e konfirmuan transferimin e Pedros gjatë ditës së sotme, ndërsa lojtari ishte pranë kalimit tek Man United gjatë kësaj vere. Jam i ngazëllyer që gjendem këtu. Mourinho është njëra ndër arsyet që gjendem këtu. Ai më telefoni disa herë dhe më tha se ka nevojë për mua që ta përforcojë ekipin. Mourinho ka fituar tituj në të gjitha klubet që i ka drejtuar dhe unë mezi pres të luajnë nën urdhrat e tij dhe unë shpresoj që të fitojmë shumë tituj, tha Pedro për faqen zyrtare të Chelseas.