Kandidati për zëvendëskryeministër, Menduh Thaçi, sëbashku me bartësin e listës zgjedhore në njësinë 2 Orhan Ibrahimi dje vizituan Bllacën, Shuto Orizaren, Butelin, Hasanbegun dhe Haraçinën.
Thaçi gjatë takimit me banorët theksoi se shqiptarët kontribuojnë me mbi 30% në mbushjen e buxhetit por vetëm 3-4% arrijnë të kanalizohen drejt zonave ku banojnë shqiptarët.
“Shqiptarët kontribuojnë me mbi 30% në mbushjen e buxhetit të shtetit por vetëm 3 – 4% arrijnë të kanalizohen drejt zonave ku banojnë shqiptarë. Neve na duhet një koncept politik që anulon diskriminimin ekonomik, prandaj, na duhet zëvendëskryeministri me të drejtë të vetos që të sigurojë ndarje të drejtë dhe proporcionale të buxhetit”, tha Menduh Thaçi.
