Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit sot mbajti kuvendin qendror të partisë, ku u caktua data e mbajtjes së kongresit të nëntë me radhë të Partisë së Thaçit, si dhe këshilli organizativ që do të merret me organizimin e kongresit, përcjell TV21. Sipas zëdhënësit të PDSH-së dhe njëherësh kreut të degës së Tetovës, Visar Palloshi, kongresi pritet të mbahet në maj, në qytetin e Tetovës.
“Sot u mbajt kuvendi qendror i PDSH-së ku u mor vendim që të bëhet Kongresi i 9-të i Partisë Demokratike Shqiptare, që do të jetë më datë 24 maj, në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë. Në këtë kuvend qendror të sotëm u mor vendim që të formohet këshilli për organizimin e kongresit, edhe atë nën udhëheqjen e sekretarit të partisë Sali Ajdini dhe me përbërje, sekretarin organizativ Rametulla Kuç, gjithë krerët e degëve në kuadër të PDSH-së dhe kryesia e ngushtë e degës së Tetovës”, tha Visar Palloshi – zëdhënës i PDSH-së.
