PDSH-ja në Sllatinë të Komunës së Tearcës, kandidati Daut Emini premton zgjidhje për ujësjellësin

TË FUNDIT

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë qëndroi në fshatin Sllatinë të Komunës së Tearcës, nën sloganin “Me të zotët ka shpresë” kjo parti kërkoi votën e banorëve për të bërë ndryshime në Komunën e Tearcës.

Daut Emini kandidatë për kryetarë të Komunës së Tercës tha se ai ka bërë një plan program për ndryshimin e situatës në këtë komunë, si ujësjellësin kanalizimin, infrastrukturën, arsimi etj.

 “Zgjidhja e ujit për pije merr fund gjatë mandatit tonë, e di se do të dëshpërohen ata që e kanë pasur si pikë kryesore në të gjitha zgjedhjet si lokale ashtu edhe qendrore”, tha Daut Emini – kandidat i PDSH-së për Kryetar të Komunës së Tearcës.