PCR testi negativ u bë kusht për udhëtim në vendet në mbarë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë dhe Turqisë

Must Read

Avokatët kërkojnë vendim për shfajësim për Janakievskin për rastin “Dhunë në Qendër”

Avokatët e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, sot në fjalët përmbyllëse për lëndën “Dhunë në...

Shahpaska: Gjendja me pandeminë monitorohet nga afër në kopshtet për fëmijë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjatë gjithë kohës monitoron gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe punonjësve në...

Dy zjarre të reja shkatërruese pyjore në Kalifornia

Natën e kaluar dy zjarre të mëdha pyjore sërish kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha nga shteti federal...
- Advertisement -

PCR testi negativ u bë kusht për udhëtim në vendet në mbarë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë dhe Turqisë. Kushti nuk vlen për tranzit nëpër vendet  gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar për komunikacion ajror, si dhe në  vendkalimin tokësor, por nevojitet të nënshkruhet  deklaratë për tranzit dhe të lëshohet  vendi  në afat prej tre orëve.

Serbia këtë kusht e vendos prej sot, për  të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, Mali i Zi sërish, e heq  ndalesën për hyrje në vend, por me siguri me PCR test negativ.

- Advertisement -

Njëherit, sipas vendimit të Shtabit të krizave të Serbisë, të sjellur mbrëmë, për hyrje  në vend të shtetasve nga Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania  duhet të kenë PCR test negativ,  i cili nuk do të jetë më i vjetër se 48 orë, me ç’rast  restriksionet nuk do të vlejnë për qytetarët e Malit të Zi.

Ai vendim do të vlejë prej nesër, 15 gusht dhe nuk do të vlejë për shtetasit serbë të cilët vijnë nga territori i atyre vendeve, deklaroi epidemiologia Daria Kisiç Tepavçeviq pas mbledhjes së Shtabit të Krizës.

- Advertisement -

Ajo shtoi se periudha e caktuar prej 48 orë fillon të rrjedhë që nga momenti i dhënies së certifikatave nga ana e laboratorëve. Kisiq Tepavçeviq theksoi se vendimi i tillë është sjellë në bazë të vlerësimit të gjendjes epidemiologjike, si dhe në bazë të trendit të sëmundjes nga virusi korona.

Mali i Zi gjithashtu prej sot  do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnja e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.  Siç deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugoça, për hyrje në Mal të Zi, sipas gjitha gjasave do të jetë testi negativ për virus korona ose testi serologjik ELESA.

- Advertisement -

Një pjesë e mediave prishtinase lajmëruan se Qeveria e Kosovës në seancën e mbrëmshme ka vendosur t’i hap kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës” me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë, duke vlerësuar  se qytetarët e tre vendeve fqinje  nuk do të kenë nevojë  për testim me të cilin do ta dëshmojnë  se  nuk janë të sëmurë nga Kovid-19.

Megjithatë,  anëtari i Qeverisë kosovare, Halil Matoshi në deklaratë për MIA-n saktëson se vendimi i Qeverisë “t’i hapë kufijtë shtetëror të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë, ka të bëjë me lehtësimin e procedurave doganore me ato tre vende dhe nuk do të thotë se hiqet  obligimi i PCR-testit për qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në vend.

Ai deklaroi se bëhet fjalë për interpretim të gabuar nga ana e disa mediave, në një pjesë të kumtesës  nga seanca e Kabinetit qeveritar.

“Ky vendim ka të bëjë vetëm me hapjen e disa  vendkalimeve  me ato vende, me qëllim që të lehtësohet  lëvizja e qytetarëve, por kjo nuk do të thotë se  janë hequr masat e deritanishme dhe protokollet  kundër pandemisë së Kovid-19. Do të thotë,  mbesin në fuqi të gjitha masat të cilat Qeveria i ka miratuar më parë,  ndërsa të cilat kanë të bëjnë me hyrjen në vend  të qytetarëve nga vendet e huaja”, sqaroi Matoshi.

Vendi ynë, sërish, mes të parave e vendosi kushtin për PCR test negativ për hyrje në shtet. Sipas vendimit të publikuar  më 10 korrik, shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnja e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar  në territorin e  shtetit tonë duhet të kenë vërtetim mjekësor  me rezultat negativ  nga testi RT PCR SARS-CoV-2, të kryer 72 orë para hyrjes  në vend. Njëherit duhet të plotësojnë edhe deklaratë me të dhëna personale për vendin e qëndrimit  dhe periudhën kohore të qëndrimit. Nëse vetëm tranzitojnë  mund ta kalojnë kufirin pa PCR-test.

Vendimi i Qeverisë ishte sjellur  pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive pas shqyrtimit të gjendjes epidemiologjike aktuale në katër vende  sipas informatave të fituara  nga autoritetet mjekësore në ato vende.

Ndalesën për hyrje  në vendet e BE-së Brukseli e vendosi më 1 korrik dhe ende është në fuqi. Qeveria bullgare  vendosi pjesërisht  t’i lehtësojë masat  për hyrje në vend për pesë shtete, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, me ç’rast  nga 28 korriku  shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Bullgari vetëm me PCR test negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Sipas Qeverisë bullgae, vendimi për këto lehtësime është në kërkesë të sektorit turistik në vend.

Për dallim nga Bullgaria, Greqia e vazhdoi ndalesën për hyrje  të shtetasve maqedonas deri më 31 gusht, për shkak të koronavirusit.

- Advertisement -
  • Tags
  • 1

Avokatët kërkojnë vendim për shfajësim për Janakievskin për rastin “Dhunë në Qendër”

Avokatët e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, sot në fjalët përmbyllëse për lëndën “Dhunë në Qendër” kërkuan që ai të...

Shahpaska: Gjendja me pandeminë monitorohet nga afër në kopshtet për fëmijë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjatë gjithë kohës monitoron gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe punonjësve në kopshtet për fëmijë. Po bëhen...

Dy zjarre të reja shkatërruese pyjore në Kalifornia

Natën e kaluar dy zjarre të mëdha pyjore sërish kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha nga shteti federal amerikan Kalifornia, njofton Si-En-En.

Avokatët kërkojnë vendim për shfajësim për Janakievskin për rastin “Dhuna në Qendër”

Avokatët e ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, sot në fjalët përmbyllëse për lëndën “Dhunë në Qendër” kërkuan që ai të...

Spasovski: Opinioni të mos gjykojë para kohe, incizimi i ri në Manastir i jep dimension të ri rastit

https://youtu.be/tgfV4ayazXg Pasi në opinionin publik doli video e re lidhur me incidentin në Manastir, ministri i Punëve...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -