Kryetari i komunës së Karbincit, Viktor Paunov thotë se disa persona dyshohet se kanë tentuar të kidnapojnë dy fëmijë, njëri klasa e gjashtë dhe tjetri klasa e nëntë, në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” në Karbinci, përcjell TV21. Paunov thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 9:30 ndërsa bën apel që policia të rrisë praninë në këtë rajon.
Në lidhje me: Raportimet për tentim të grabitjes në Karbinci, MPB: Sipas raportimit, një mashkull i ri e ka ftuar për kafe një nxënëse
“Pas orës 09:30 ka pasur tentim për grabitjen e dy fëmijëve. Janë dy nxënës të sh.f. “Strasho Pinxhur” këtu në Karbinci. Atë që e di si informacion fillestar me personelin nda shkolla por edhe nga biseda me inspektorët, është se ka pasur tentim të tillë. Kanë tentuar grabitësit që t’i fusin në veturën që është futur deri në hyrjen e oborrit të shkollës. Kamerat e sigurisë e kanë kapur veturën, punohet në zbardhjen, respektivisht në përcaktimin e targës së vetë automjetit”, tha Viktor Paunov, kryetar i komunës së Karbincit./tv21.tv
