Paulo Fonseca merr drejtimin e Milanit

TË FUNDIT

Tekniku portugez Paulo Fonseca ka marrë drejtimin e Milanit për tre vitet e ardhshme, nëse gjithçka shkon siç duhet dhe nuk do të ketë ndonjë largim të parakohshëm. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, strategu Paulo Fonseca në fjalët e tij të para si trajner i Milanit tha se do të punojë në maksimum për të nderuar klubin dhe historinë e tij të madhe, duke shpresuar që të shkruaj një kapitull të ri dhe të suksesshëm.

Për Paulo Fonseca kjo do të jetë aventura e dytë në Seria A pasi që në sezonin 2019-2021 drejtoi ekipin e Romës.