Sulmuesi çek, Patrik Schick, nga Roma transferohet në Bayer Leverkusen për 26.5 milionë euro. Schick ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bayer Leverkusen, raportojnë mediat italiane.
Reprezentuesi çek arriti në Romë në verën e vitit 2017 nga Sampdoria për 42 milionë euro, por në dy sezone te Roma ai shënoi vetëm tetë gola. Ai e kaloi sezonin e kaluar si huazim në Leipzig, ku shënoi 10 gola. Por pas skadimit të huazimi, Leipzig nuk dëshironte të blinte kontratën e tij, kështu që Patrik Schick përfundoi në Bayer Leverkusen.
