Patriarku Kiril: Zoti e vendosi Putinin në pushtet

TË FUNDIT

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kiril sot duke ia uruar ditëlindjen presidentit Vladimir Putin theksoi se sundimi i tij me Rusinë ishte urdhëruar nga Zoti.

“Zoti të vendosi në pushtet që të mund të kryesh shërbim me rëndësi të veçantë dhe përgjegjësi të madhe për fatin e vendit dhe të njerëzve që të janë besuar”, deklaroi patriarku, i cili ishte në mesin e përfaqësuesve rus të cilët ia uruan ditëlindjen e 70-të Putinit.