Pasqyrë ditore për gjendjen me Kovid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, 5.637.367 persona deri më tani janë infektuar me koronavirusin e ri, në të gjithë botën. Prej tyre, 349.290 vdiqën, ndërsa 2.404.451 u shëruan.

– Pasi që të dielën, më 24 maj, për herë të parë që nga 13 marsi, kur u paraqiten rastet e para të koronavirusit të ri në Kosovë, nuk kishte asnjë rast të ri, testimet e djeshme konfirmuan gjashtë raste të reja, duke sjellë numrin e personave të infektuar me Kovid-19 në 1.038. Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës, në raportin e tij të fundit për gjendjen e pandemisë, njoftoi se të hënën në vend janë testuar 243 mostra të personave të dyshuar me sëmundjen Kovid-19, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 13.505. Dy raste të reja të personave të shëruar janë regjistruar dje pasi ata më parë ishin testuar pozitivisht me virusin e ri, duke e çuar numrin e personave që janë shëruar nga sëmundja në 791. Gjithsej 30 persona vdiqën deri më tani në Kosovë, me atë që të gjithë kanë vuajtur edhe nga sëmundjet e tjera kronike.

– Në 24 orët e fundit në Shqipëri, pas disa ditësh të numrave një shifror, ata janë regjistruar 25 të infektuar të rinj me Kovid-19. Njëzet e katër prej tyre janë në Tiranë, 15 prej të cilëve janë punonjës në qendër telefonike, ku rasti i parë pozitiv u regjistrua dy ditë më parë. Tetë persona janë shëruar, ose gjithsej 803, apo 78 për qind e numrit të përgjithshëm të të diagnostikuar 1.029 persona. Në të njëjtën kohë, si pasojë e sëmundjes vdiq një pacient 69 vjeçar nga Tirana , duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 33 persona. Të infektuar aktivë janë 193 persona, 17 prej të cilëve trajtohen në spital, ndërsa tre janë në kujdes intensiv.

“Nuk ka pasur raste të vdekjes në Serbi në 24 orët e fundit si rezultat i koronavirusit”, njoftoi në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë covid19.rs. Numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është rritur në 239. Që nga njoftimi i fundit për gjendjen në Serbi, 3.427 persona janë testuar me koronavirus, ndërsa virusi është konfirmuar tek 34 prej tyre.

– Sot, në Greqi u kumtuan dhjetë raste të reja pozitiv me Kovid-19 dhe një vdekje. Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 2.892 persona, ndërsa numri i vdekjeve në 173. Një hotel me refugjatë dhe migrantë në Peloponez është karantinuar nga sot për 15 ditët e ardhshme, pasi u konfirmuan tre raste të reja me Kovid-19.

– Nga 2.214 analizat e kryera, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar vetëm dy raste të reja të Kovid-19  në Qipro. Që nga fillimi i epidemisë, gjithsej janë infektuar 939 persona.

– Në Austri, vazhdon të bjerë numri i personave të shtruar në spital me Kovid-19 , si dhe numri i personave të sëmurë në mënyrë aktive. Aktualisht ka 127 pacientë në spitalet austriake të infektuar me koronavirusin e ri, 12 më pak se dje, 32 prej të cilëve janë në kujdesin intensiv. Numri i infektuar aktiv ra për 28, në 651, dhe numri i vdekjeve u rrit me dy, në 643.

– Qeveria spanjolle vendosi sot për periudhë zie 10 ditore për të vdekurit nga Kovid-19, që është periudha më e gjatë zyrtare e zisë në 40 vitet e fundit. Gjatë ditëve të zisë, që do të fillojnë të mërkurën, flamujt e më shumë se 14.000 institucioneve dhe anijeve do të jenë në gjysmën shtizë. Sipas kumtesës së qeverisë, Mbreti Filipe do të kryesojë përkujtimin pasi vendi të dalë nga karantina e prezantuar dy muaj e gjysmë më parë. Në Spanjë, janë lajmëruar 28.752 raste të vdekjes nga koronavirusi dhe 235.772 të infektuar.

“Britania e Madhe aktualisht ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë me Kovid-19, e cila është më e lartë se javën e kaluar në Francë dhe Itali të kombinuar”, transmeton Independent. Në 24 orët e fundit, 118 persona të tjerë kanë vdekur në Britani të Madhe si pasojë e koronavirusit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në 36.793 persona.

– Në vendin e dytë për sa i përket shkallës së vdekshmërisë në shtatë ditët e fundit është Suedia.

– Numri më i lartë i vdekjeve nga Kovid-19 në botë është regjistruar në SHBA – 99.805 persona./MIA