Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirus deri tani janë infektuar 4.482.974 persona. Prej tyre kanë vdekur 300.397, ndërsa janë shëruar 1.684.365 persona.

“Përpjekjet për kontroll të pandemisë me koronavirus do të mund të rrezikohen nëse qytetarët i kundërshtojnë rekomandimet e qeverive”, paralajmëroi sot drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

– Instituti për shëndet publik i Kosovës në raportin e fundit për gjendjen me pandeminë e Kovid-19, publikoi se në vend të mërkurën janë kryer 255 testime, me ç’rast janë konfirmuar tetë raste të reja të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Gjithsej të sëmurë, nga paraqitja, para rreth dy muajve, nga rastet e para të të infektuarve, janë 927 persona. Në periudhën që ka të bëjë me raportin e fundit të autoriteteve shëndetësore të Kosovës, nuk janë vërejtur raste të të shëruarve dhe të vdekurve, ashtu që, sipas statistikave zyrtare, në Kosovë ka 671 të shëruar dhe 29 të vdekur nga Kovid-19. Sipas këtyre statistikave zyrtare në vend, në këtë moment ka 227 bartës aktivë të virusit të ri. Në Kosovë deri dje janë kryer 10.642 testime.

– Pas numrit disaditor minimal njëshifror, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 18 raste të reja me Kovid-19, prej tyre 11 në Tiranë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 191 raste të dyshimta, me ç’rast pozitivë rezultuan 18 prej tyre. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 898, ndërsa 77 për qind nga të sëmurët ose 694 janë shëruar”, deklaroi Eugena Tomini, nga Instituti për shëndet publik. Sipas saj, në këtë moment janë infektuar 173 persona, ndërsa në spital trajtohen më pak se 11 për qind prej tyre. Gjendja me pacientët e tjerë, shtoi ajo, ndiqet nga mjekët amë.

– Greqia sot kumtoi për dhjetë raste të reja me Kovid-19, ndërsa ka vdekur një person. Gjithsej, janë infektuar 2.770 persona, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është rritur në 156.

– Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Qipros, pasdite informoi vetëm për dy raste të reja të Kovid-19, nga 1.659 mostrave të analizuara, me çka numri i personave pozitivë në koronavirusin e ri është rritur në 907.

– Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë regjistruar dy raste të reja të vdekjes, gjithsej kanë vdekur 224 persona. Janë regjistruar edhe 79 raste të reja të të infektuarve, me ç’rast numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirusin e ri është 10.374.

– Në Itali gjatë 24 orëve të fundit, nga Kovid-19 kanë vdekur 262 persona, ndërsa 992 janë infektuar, me ç’rast është rritur numri i rasteve të të infektuarve në atë vend në 223.096, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është 31.368.

– Në Poloni nga Kovid-19 sot kanë vdekur edhe 22 persona, ndërsa 411 janë infektuar. Numri i rasteve të regjistruara në atë shtet është rritur në 17.615, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është 883./MIA