Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Must Read

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është...
- Advertisement -

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 22.986.700 persona. Prej tyre kanë vdekur 799.294, ndërsa janë shëruar 15.614.808 njerëz.

– Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 209 raste të reja me Kovid-19,  prej të cilëve 11 pas testimeve të bëra në pikat hyrëse në vend,  ndërsa vdiqën edhe tre persona. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 238 raste të vdekjes dhe 8.138 persona të infektuar.

- Advertisement -

– Ministria e shëndetësisë e Qipros kumtoi për 11 raste të reja prej 3.201 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, pas së cilës numri i të sëmurëve u rrit në 1.406 persona.

– Në Serbi në 24 orët e fundit janë regjistruar 169 persona të saposëmurë, ndërsa nga pasojat e Kovid-19 vdiqën tre persona, me ç’rast numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes u rrit në 692. Për momentin 52 pacientë janë në aparat respirator, ndërsa për një ditë janë hospitalizuar 102 pacientë.

- Advertisement -

– Në Mal të Zi në 24 orët e fundit një njeri vdiq si pasojë e koronavirusit të ri, ndërsa janë regjistruar 48 raste  të reja. Nga fillimi i epidemisë së Kovid-19 gjithsej janë infektuar 4.277 njerëz, ndërsa numri i rasteve të vdekjes arrin 82.

– Nëntë nga 11  ministrat e Qeverisë islandeze, duke e përfshirë edhe kryeministren Katrin Jakobsdotir, në karantinë janë prejse  më 18 gusht kanë ngrënë darkë  në një hotel  ku janë regjistruar disa raste me Kovid-19. Nga  10 rastet e djeshme, shtatë ishin nga personat në hotel.

- Advertisement -

– Libani prej sot sërish vendos izolim të pjesshëm dyditësh dhe orë policore për shkak të numrit të rritur  të personave të infektuar me Kovid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar  628 raste të reja me çka numri i tërësishëm i të infektuarve u rrit në 11.580, prej të cilëve 116 vdiqën, ndërsa 3.204 njerëz janë shëruar.

– SHBA-ja edhe më tutje është në vendin e parë në botë sipas numrit të njerëzve të infektuar dhe të vdekur nga pasojat e koronavirusit. Në 24 orët e fundit  janë regjistruar 15.767 raste,  me ç’rast numri i tërësishëm i të infektuarve arrin 5.762.039, prej të cilëve  177.677 vdiqën, ndërsa 3.099.399 njerëz janë shëruar.

– Pas SHBA-së vijon Brazili, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.942 të saposëmurë, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve u rrit në 3.513.039 persona. Në periudhën e njëjtë nga pasojat e Kovid-19 vdiqën 247 persona, ndërsa numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes  arrin 112.670.

- Advertisement -

Snopçe: Vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia është e partizuar!

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Halil Snopçe në magazinën informative në TV21, tha se vetë ministrat e kësaj Qeverie e pranojnë se drejtësia...

A shkoi mbarë trajnimi për platformën online? Trajnuesi Ismaili: Nuk pritet fillim i suksesshëm i vitit shkollor

Mungesa e infrastrukturës IT, e kompjuterëve për mësuesit dhe koha e shkurtër janë disa nga sfidat kryesore se pse fillim viti shkollor...

Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore,...

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -