Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 16.762.914 persona. Prej tyre kanë vdekur  659.733, ndërsa janë shëruar 10.315.761 persona.

– Në 24  orët e fundit në Greqi është regjistruar rritje të numrit të rasteve të reja me Kovid-19, në krahasim me ditët e kaluara. Organizata Ndërkombëtare për Shëndet Publik bëri të ditur se 52 raste, prej të cilëve shtatë janë testet e bëra në pikat e hyrjes në vend, ndërsa nga koronavirusi ka vdekur një person. Numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë është rritur në 4.279 persona, ndërsa kanë vdekur 203 persona.

– Ministria e Shëndetësisë së Qipros bëri të ditur shtatë raste me Kovid-19 prej 1.974 testet e bëra, me çfarë numri i rasteve të regjistruara është rritur në 1.067.

– Në Shqipëri, në 24 orët e fundit nga 507 teste janë konfirmuar 117 të infektuar të rinj me Kovid-19, me çfarë numri i përgjithshëm është rritur në 4.997 persona të infektuar. Midis të infektuarve janë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tre deputetë, si dhe një foshnjë tremuajshe, nëna e së cilës gjithashtu është e infektuar. Në të njëjtën kohë janë shëruar 44 persona apo gjithsej  2.789, ndërsa betejën e kanë humbur katër persona, gjegjësisht 148 nga fillimi i pandemisë. Janë aktivë 2.060 prej të cilëve 123 trajtohen në Klinikën Infektive dhe Spitalin Infektiv  “Shefqet Ndroqi”- spitali Kovid-2, me ç’rast 29 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

– Në 24 orët e fundit në Kosovë, nga virusi kanë vdekur shtatë persona, pas çfarë numri i rasteve të vdekjeve është rritur në 192 persona, kumtuan sot Instituti Kombëtar për Shëndet Publik i Kosovës. Numri i të infektuarve është 239 me çfarë numri i rasteve pozitive është rritur në 7.652. Numri i rasteve aktive është 2.331.

– Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur për 633 në 206.224, sipas të dhënave të sotme të Institutit “Robert Koh”. Edhe katër persona kanë vdekur nga virusi, ndërsa gjithsej 9.122 persona kanë vdekur nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Hungari është rritur për tetë – në 45.456, sipas faqes së internetit të qeverisë koronavirus.gov.hu. Nuk ka raste të vdekjeve në 24 orët e fundit, ashtu që numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve mbetet 596. Në Hungari, janë aktivë 529 raste, 76 janë hospitalizuar, ndërsa gjashtë prej tyre janë në respiratorë.

– Numri i të sëmurëve nga koronavirusi në Çeki është rritur në 24 orët e fundit për 195,  kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Të dielën ishin regjistruar 115 raste të reja, që është numër më i vogël nga 19 korriku. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 15.516, ndërsa 3.828 për momentin janë hospitalizuar apo janë vetizoluar. Nga fillimi i pandemisë në Çeki, janë regjistruar 373 rasteve të vdekjeve me Kovid-19.

– Brazili ka paraqitur 23.384 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, me çfarë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 2.442.375.  Edhe 614 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar gjithsej  87.618 viktima nga koronavirusi.

– Ministria e Shëndetësisë e Filipineve kumtoi se janë konfirmuar 1.678 raste të reja të të infektuarve më shumë se 1.000. Edhe katër persona kanë vdekur, ndërsa numri i përgjithshëm është 1.947. Në Filipine janë konfirmuar 83.673 raste me koronavirus.

– Në Rusi, janë konfirmuar edhe 5.395 raste të infektimit me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm arriti në 823.515, kumtoi Shtabi i Krizës kompetent për luftë kundër koronavirusit. Edhe 150 persona kanë vdekur nga Kovid-19 për 24 orët e fundit, ndërsa nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve është 13.504.

– Në Meksikë, janë konfirmuar 4.973 raste të reja të infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit, derisa 342 persona kanë vdekur. Nga fillimi i pandemisë janë diagnostikuar 395.489 persona me virusin në Meksikë.

Në Bullgari, janë konfirmuar 194 raste të reja me Kovid-19 nga 3.832 testeve të bëra në 24 orët e fundit. Në Bullgari ka 4.689 raste aktive. Kanë vdekur edhe shtatë persona, ndërsa 39 persona janë në trajtim intensiv.

Në Slloveni, janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus, prej 874 testeve të bëra, ndërsa edhe një rast të vdekjes. Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri në Slloveni është 2.101, ndërsa 117 kanë vdekur nga fillimi i epidemisë. Janë hospitalizuar 17 pacientë prej të cilëve tre janë në trajtim intensiv.

– Kina bëri të ditur për 86 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, përfshirë 64 infeksione të transmetueshme në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Kinë tani është 83.959, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur gjithsej 4.634 persona.