Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani 35,876,857 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rezultat i Kovid-19, 1,050,911 pacientë vdiqën dhe 26,981,848 njerëz janë shëruar.

Sofje – Në Bullgari, 283 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, bazuar në 3,713 mostra të testuara, sipas faqes zyrtare të monitorimit të epidemisë. Aktualisht ka 5,837 raste aktive në atë vend. Që nga fillimi i epidemisë, 21,870 njerëz janë infektuar në Bullgari, nga të cilët 854 kanë vdekur.

Athinë – Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik të Greqisë kumtoi se 399 raste të Kovid-19 dhe në 24 orët e fundit tre njerëz vdiqën nga koronavirusi. Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është rritur në 20,541 dhe 420 njerëz kanë vdekur.

Nikozi – Ministria e Shëndetësisë qipriote njoftoi 29 raste të reja të Kovid-19 nga 3,532 teste të kryera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në 1,876 persona. Pas një kohe të gjatë në Qipro është regjistruar edhe një rast vdekje. Që nga fillimi i epidemisë, 30 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, kurse te 23 prej tyre Kovid-19 ishte shkaku i vdekjes.

Prishtinë – Në Kosovë, tre persona të infektuar me Kovid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, kështu që numri i të vdekurve nga epidemia tani është 635. Dje, u regjistruan 34 të sapo infektuar dhe 122 të kuruar, ndërsa numri i njerëzve të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 15,889, dhe nga ata që e kapërcyen sëmundjen 14,051. Tani në Kosovë ekzistojnë 1,203 bartës aktivë të virusit. Dje, u kryen 483 teste, dhe që nga fillimi i pandemisë, 71,256 teste me metodën RT-PCR.

Tiranë – 158 raste të reja pozitive me Kovid-19, 140 të shëruar dhe tre të vdekur në spital, është bilanci nga dita e fundit në Shqipëri. Të infektuar të ri janë nga 905 testet e kryera. Deri më tani, 93,926 teste janë kryer në vend, 14,568 janë diagnostikuar me virus, 8,965 janë rikuperuar, 403 kanë vdekur, ndërsa 5,200 janë aktive me sëmundjen, nga të cilat 214 janë shtruar në dy spitale kovidi në Tiranë.

Ljubljanë – Në Slloveni, 189 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, bazuar në 2,509 mostra të testuara. Sipas të dhënave të qeverisë, tre persona kanë vdekur, dhe numri i të shtruarve në spital është akoma në rritje, raporton STA. Kishte 111 pacientë në spitale dje, 20 prej të cilëve ishin në kujdes intensiv, që është katër herë më shumë se një ditë më parë. Sllovenia deri më tani ka regjistruar 6,764 raste të koronavirusit dhe 159 njerëz kanë vdekur.

Vjenë – Në 24 orët e fundit, 923 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Austri. Numri i pacientëve aktivë u rrit në 9,295, nga të cilët 498 u shtruan në spital dhe 101 prej tyre ishin në kujdes intensiv. Në 24 orët e fundit, katër njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e të vdekurve në 822. Që nga fillimi i epidemisë në fund të shkurtit në Austri, 49,907 njerëz kanë qenë pozitiv në koronavirus dhe 39,790 janë shëruar.

Budapest – Në Hungari, 818 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit dhe 20 njerëz kanë vdekur, sipas faqes në internet të qeverisë për monitorimin e epidemisë. Aktualisht janë 22,722 raste aktive në atë vend, raporton MTI. Që nga fillimi i epidemisë, një total prej 32,298 njerëz janë infektuar, nga të cilët 853 kanë vdekur.

Moskë – Në Rusi, 11,615 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, që është numri më i lartë ditor i infeksioneve të reja që nga 11 maji, kumtuan zyrtarët. Nga rastet e reja, 4,082 u raportuan në Moskë. Që nga fillimi i epidemisë në Rusi, 1,237,504 njerëz janë infektuar dhe 21,663 njerëz kanë vdekur.

Nju Delhi – Në Indi, 61,267 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit, rritja më e vogël ditore që prej 25 gushtit. Vendi, i cili ka infektuar gati 6.7 milionë njerëz, ka bilancin më të lartë ditor në botë për gati 45 ditë, por ka parë një rënie graduale në tre javët e fundit.

Meksiko Siti – Meksika ka shënuar rritjen më të madhe ditore në rastet e reja të koronavirusit që nga fillimi i epidemisë në 24 orët e fundit, kumtoi ministria e shëndetësisë e vendit. Në 24 orët e fundit, 28,115 raste të reja u konfirmuan dhe 2,789 njerëz vdiqën.
Një total prej 789,780 rastesh me koronavirus janë raportuar në Meksikë, dhe 81,877 njerëz kanë vdekur.