Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirus deri më tani janë infektuar gjithsej 28.181.504 persona. Prej tyre kanë vdekur 910.858 pacientë, ndërsa janë shëruar 20.214.600 njerëz.

Osllo – Norvegjia tani për tani do të ndalojë së zbuturi masat e vendosura për shkak të koronavirusit dhe mund të jetë e detyruar sërish të vendosë masa më të ashpra pas rritjes së paradokohshme të numrit të të infektuarve, deklaroi sot kryeministrja Erna Sulberg.

Barcelonë – Banorët e disa lagjeve në Palma de Majorka, qendra e arqipelagut turistik spanjoll në Ishujt Baleare, do të izolohen nga pjesa tjetër e qytetit për shkak të rritjes së përnjëhershme të të infektuarve me koronavirus.

Helsinki – Kryeministrja finlandeze, Sana Marin do të punojë nga distanca, sepse ka qenë e ekspozuar ndaj infektimit me koronavirusin e ri, kumtoi sot Qeveria finlandeze.

Pragë – Çekia për të dytën ditë me radhë regjistroi mbi 1.000 raste të reja me koronavirus. Prej fillimit të pandemisë deri në fund të ditës së djeshme, janë regjistruar gjithsej 31.036 të infektuar, ndërkaq vetëm dje ka pasur 1.161 raste të reja.

Berlin – Rastet e konfirmuara me koronavirus në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit u shtuan për 1.892 në 255.366. Instituti Robert Koh kumtoi se kanë vdekur gjithsej 9.341 persona.

Sofje – Në Bullgari ka 122 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 17.435. Në 24 orët e fundit janë shëruar 177 pacientë, ndërsa vdiqën 10.

Budapest – Në Hungari janë konfirmuar edhe 476 raste me koronavirus, ndërsa edhe dy vdiqën nga infektimi në 24 orët e fundit.

Pekin – Kina regjistroi shtatë raste të reja me Kovid-19, të gjithë të importuar apo konfirmuar tek udhëtarë të huaj. Tashmë 25 ditë, Kina nuk regjistroi bartje lokale të infektimit.

Meksiko Siti – Meksika regjistroi 6.647 raste të reja me koronavirus, ndërsa 611 persona vdiqën.

Buenos Ajres – Në Argjentinë janë konfirmuar edhe 12.259 raste të infektimit me koronavirus, që është rritja më e madhe ditore e numrit të pacientëve prej fillimit të pandemisë. Në vend janë infektuar gjithsej 512.293 persona.

Rio de Zhanejro – Në 24 orët e fundit në Brazil janë regjistruar 35.816 raste të reja me koronavirus, ndërsa mbi 1.000 persona vdiqën, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Prej fillimit të pandemisë, në Brazil janë infektuar pothuajse 4,2 milionë njerëz.

Nju-Delhi – India shënoi edhe një rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirus, pasi që u konfirmuan edhe 95.735 raste të infektimit në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë indiane të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 4.465.863, përderisa 75.062 persona vdiqën prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 1.172 vdiqën në 24 orët e fundit.

Zagreb – Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 291 raste të reja me koronavirus dhe dy raste të vdekjes, kumtoi Shtabi nacional për mbrojtje civile.

Vjenë – Në Austri vazhdon trendi i rritjes drastike të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ndërsa pas dy ditëve  me mbi 500, numri i rasteve të reja u rrit në 664 në 24 orët e fundit.

Moskë – Në Rusi janë konfirmuar edhe 5.363 raste me koronavirus, që është numri më i madh që prej 3 gushtit. Edhe 128 persona vdiqën nga virusi, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 18.263.

Lubjanë – Në Slloveni, pas numrit rekord të rasteve të reja me koronavirus të martën, kur u konfirmuan 79 të infektuar të rinj sot janë regjistruar 77 raste në 24 orët e fundit.