Sipas të dhënave të fundit, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar 36,166,237 njerëz. Nga pasojat e kovid-19 kanë vdekur 1,056,504 pacientë, ndërsa janë shëruar 27,223,993 njerëz.
Prishtinë – Tre të vdekur, 49 të infektuar dhe 92 të shëruar nga Kovid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas statistikave zyrtare nga autoritetet shëndetësore të Prishtinës,që nga fillimi i epidemisë në vend janë evidentuar 638 vdekje, 15,938 infeksione dhe 14,143 persona qe e kanë tejkaluar sëmundjen. Numri i bartësve aktivë të koronavirusit është aktualisht 1,157. Dje janë kryer 509 teste, ndërsa që nga fillimi i pandemisë, 71,865 teste me metodën RT-PCR.
Sofje – Një numër rekord i rasteve të reja të koronavirusit – 436 – janë regjistruar në Bullgari në 24 orët e fundit, ndërsa tetë të tjerë kanë vdekur, sipas të dhënave zyrtare. Që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar 22,306 njerëz, ndërsa kanë vdekur 862. Numri i rasteve të koronavirusit filloi të rritet në fund të shtatorit.
Athinë – Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë kumtoi 407 raste të Kovid-19, ndërsa nga koronavirusi kanë vdekur edhe katër persona. Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është rritur në 20,947, ndërsa kanë vdekur 420 njerëz.
Nikozija – Në 24 orët e kaluara në Qipro janë regjistruar 21 raste të reja të Kovid-19 nga 2,095 teste të kryera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,876. Është regjistruar edhe një vdekje me Kovid-19. Që nga fillimi i epidemisë, 31 njerëz kanë vdekur pozitivë nga koronavirusi, ndërsa te 24 prej tyre Kovid-19 ishte shkaku i vdekjes.
Lubjanë – Në 24 orët e fundit, në Slloveni është shënuar rekord i ri ditor për numrin e të sapo infektuarve me koronavirus, i cili është 356, sipas të dhënave të ueb faqes covid-19.sledilnik.org. Numri i përgjithshëm i të infektuarve tani ka tejkaluar 7,000 dhe është 7,120, ndërsa në spitalet ka një numër rekord të pacientëve n – 122, publikoi STA. Sot u testuar rekord 3.998 persona.
Budapest – Në Hungari, 24 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa numri i njerëzve të infektuar me koronavirus u rrit për 816, sipas të dhënave të fundit të ueb faqes koronavirus.gov.hu.
Gjithsej janë infektuar 33,114 njerëz, ndërsa 877 vdiqën.
Varshavë – Polonia sot publikoi se janë regjistruar rekord 3,003 raste të reja të koronavirusit dhe se kjo është dita më e keqe që nga shpërthimi i pandemisë, me 75 persona të vdekur. Situata epidemiologjike po përkeqësohet ndjeshëm në Poloni, ndërsa qeveria po mendon për masa të reja kufizuese që të shmanget mbyllje e plotë e vendit. Deri më tani, 2,792 njerëz kanë vdekur në Poloni, ndërsa janë konfirmuar 107,319 raste të koronavirusit.
Cyrih – Në Zvicër sot janë regjistruar 1,077 raste të reja të koronavirusit, hera e parë që nga fillimi i prillit që numri i të infektuarve të rinj të tejkalojë 1,000, kumtoi Ministria e shëndetësisë. Që nga fillimi i pandemisë, 7,709 njerëz janë infektuar. Dy persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit, kështu që numri i përgjithshëm është 1,789.
Xhakarta – Në Indonezi sot janë regjistruar 4538 raste të reja të koronavirusit. duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar në 315,714, tha Ministria e Shëndetësisë.
Rio de Zhaneiro – Në Brazil, në 24 orët e fundit janë regjistruar 41,906 raste të reja të koronavirusit. që është numri më i lartë ditor i njerëzve të infektuar që nga 11 shtatori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.
Nju Delhi – Në Indi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 72,049 raste të reja të koronavirusit, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 6.76 milion, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
