PASI U SULMUA NGA KËSHILLTARI I BDI-së, KËSHILLTARI I BESËS KËRKON MBROJTJE NGA POLICIA

TË FUNDIT

Arianit Hoxha sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa sot në konferencë për media tha që BDI urgjentisht të distancohet nga këshilltari i tyre në komunën e Ohrit ku dje sulmoi fizikisht këshilltarin e Lëvizjes Besa Xhemal Mena. Ai tha se kërkon nga organet e drejtësisë, të marrin hapa konkret që sulmuesi i BDI-së të marrë dënimin e duhur për dhunën e ushtruar.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të marin hapa konkrete që sulmuesi i BDI-së të merr denimin e duhur për dhunën e ushtruar si dhe organet e rendit të garantojnë sigurin e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre, për të shprehur lir mendimin e tyre. I apelojmë BDI-së që urgjentisht të distancohet nga këshilltari i tyre dhe ja ku e kan një rast ku ata mund të nisin të ashtëquajturën veting partiak”, deklaroi Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa.

Xhemal Mena thotë se ka kërkuar mbrojtje edhe nga Policia.

“Unë kërkova mbrojtje nga Policia për mua dhe për familjarët e mi, nga Policia më thanë se nëse ndodh ndonjë gjë atëherë do të na lajmërohesh”, u shpreh Xhemal Mena nga Lëvizja Besa.

Nga policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër kundër Useinit do të ngrejë kallëzim penal.

“Më 10 qershor, 2019 XH.M (25), këshilltar në Këshillin e komunës së Ohrit, ka denoncuar se ditën e njëjtë rreth orës 14:00, derisa ka kryer detyrat e punës në Komunën e Ohrit, pas paraqitjes së tij nga seanca, fizikisht është sulmuar nga N.U nga Ohri, këshilltar në Këshillin e komunës Ohër”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

U munduam të kontakojmë edhe këshilltarin e Bdi-së por ai nuk iu përgigjigj telefonatave tona.

Përgatiti: Afrim Jonuzi