Pasi në pandemi kishte rënie, u shënua rritje e transaksioneve të patundshmërive

TË FUNDIT

Në tremujorin e parë të këtij viti në bazën e Regjistrit të çmimeve dhe të qiradhënieve janë regjistruar 7.777 transaksione, prej të cilave 5.327 janë shitje të patundshmërive dhe 2.450 qiradhënie për pronë të patundshme.

Në raport me tremujorin paraprak (tetor – dhjetor 2020), janë regjistruar më shumë se 366 transaksione. Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, mund të vërehet se numri më i madh i transaksioneve është regjistruar në muajin mars, ku janë regjistruar 2.890 transaksione. Më së paku transaksione janë regjistruar në janar, dhe atë 2.025, ndërsa në shkurt janë regjistruar 2.862 transaksione.

Nëse shikohet madhësia e transaksioneve në muaj dhe në bazë të llojit të transaksioneve, mund të përfundohet se numri më i madh i blerjeve është regjistruar në mars, gjegjësisht 2.047 blerje, kurse numri më i madh i qiradhënieve janë evidentuar në shkurt 935 qiradhënie, tregon Raporti i Agjencisë për kadastër të patundshmërive për tremujorin e parë të vitit.

Gjithsej, vlera e 4.476 shitblerjeve në baza të ndryshme arrin në 175 milionë euro, nga të cilat 4001 janë shitje në vlerë prej 130 milionë euro, 17 licitime në vlerë prej 0.5 milionë euro, 735 shitje të investitorëve në vlerë prej 42 milionë eurosh, si dhe 28 blerje nga shteti prej 2.5 milionë euro.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i shitjeve i patundshmërive është thuajse i njejtë. Nëse gjatë periudhës janar – mars të vitit të kalua rka pasur 5.440 transaksione të tilla, në të njëjtën periudhë të këtij vitit janë regjistruar 5.327.

Stabilizohet tregu i qiradhënieve

Te qiradhëniet, sërish shënohet rritje, prej 2.284 në 2.450, që tregon për rritje të këtij segmenti të tregut ku pas fillimit të pandemisë së Covid-19 u shënua rënie.

Qiradhëniet e banesave janë rritur prej 566 në 717, e shtëpive prej 189 në 258, e parcelave shtetërore prej 834 në 927, e tokës bujqësore prej 200 në 475. Ulje ka në qiradhëniet e objekteve industriale, gjegjësisht nëse në tremujorin e parë vjet ka pasur 39, në tre muajt e parë të vitit ai numër ka arritur 29. Nga 43 në 27 janë ulur qiradhëniet e tokës ndërtimore në tremujorin e parë 2020 në raport me periudhën e parë të 2021. Janë regjistruar 2.450 qiradhënie të cilat kanë qenë në vlerë prej 864.192 euro, kurse pjesa e më e madhe e shumës bie te qiradhëniet e parcelave shtetërore – 558.449 euro. Vlera e 717 qiradhënieve të banesave arrin në 168.622 euro, kurse e 258 qiradhënieve të shtëpive arrin 29.613 euro.

1.759 hipoteka të reja, rritje e çmimeve të patundshmërive dhe të miratimeve për ndërtim

Sipas Raportit të Kadastrës për patundshmërive në tremujorin e parë të vitit janë regjistruar 1.759 hipoteka në vlerë prej 160.187.107 euro. Prej tyre, 759 janë në Qendrën për kadastër të patundshmërive në Shkup në vlerë prej 67.8 milionë euro.

Në regjistrin për patundshmërive të dedikuara për shitje, sërish, në fund të tremujotir të parë të 2021 janë vërtetuar 506 pjesë të ndërtesave, 134 parcela kadastrale dhe 304 të dhëna për objekte infrastrukturore.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, çmimet e banesave në tremujorin e dytë të këtij vitit në nivel vjetor kanë shënuar rritje prej 4%, kurse në raport me tremujorin parapara prej 3%.

Në këtë tremujor janë evidentuar edhe rritje e numrit të miratimeve për ndërtim. Në prill të vitit janë dhënë 233 miratimeve për ndërtim, që është për 34.7% më shumë në raport me muajin e njëjtë nga viti paraprak, kurse është paraparë edhe ndërtim i 618 banesave, shkruan MIA.

Në muajin maj të këtij viti, sërish, janë dhënë 300 miratime apo për 86.3% më shumë në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, me të cilat mundësohet ndërtimi i 615 banesave./TV21