Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përfundimit të referendumit të Serbisë.
Në një postim në Twitter Vela ka thënë se Kosova mbajti qëndrim parimor dhe kështu, kontribuoi në stabilitetin rajonal.
“Përkundër kërcënimeve nga Serbia, ishte një ditë e qetë në Kosovë. Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar ai në Twitter.
