Kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinjani e akuzoi Turqinë se “përsëri e zgjedh rrugën që çon në gjenocid” dhe deklaroi se ushtria turke po kryen ofensivë të drejtpërdrejtë ndaj forcave azerbajxhanase kundër armenëve etnikë në Nagarno-Karabah.
“Situata është shumë më serioze sesa gjatë konflikteve të mëparshme në vitin 2016. Është shumë më e përshtatshme ta krahasosh atë me vitin 1915, kur më shumë se 1.5 milionë armenë u vranë në gjenocidin e parë të shekullit të 20-të”, tha Pashajnin për gazetën parisiene, “Figaro”.
Ai shtoi se shteti turk, i cili vazhdon ta mohojë të kaluarën, është “përsëri në rrugën e gjenocidit”. Pashinjani, gjithashtu, pretendon se Turqia ka dërguar mijëra mercenarë sirianë në rajonin e Kaukazit, si dhe se oficerë ushtarakë turq e kanë udhëhequr ofensivën azerbajxhanase.
Bota duhet të jetë e vetëdijshme për atë që po ndodhë atje. Turqia dëshiron ta forcojë rolin dhe ndikimin e saj në Kaukazin e Jugut. Ëndrra është të ndërtohet një perandori siç ishte sulltanati dhe po lëvizë në një rrugë që mund ta ndezë rajonin, tha kryeministri armen.
