Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e mbështetur nga opozita shqiptare, do të zhvillojë protestën e saj të dytë pasdite në orën 17:30 pas rrënimit të teatrit.
Pas një ditë “pauze” për nder të besimtarëve myslimanë, të cilët mbrëmë shënuan Natën e Kadrit, protestuesit përsëri do të mblidhen para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Për shkak të tubimit masiv, që në kushte të pandemisë është i ndaluar, padi penale dje morën edhe tre liderët opozitarë, Lulzim Basha nga PD-ja, Monika Kryemadhi nga LSI-ja si dhe Fatmir Mediu nga Partia Republikane.
Ndërkohë, siç transmetojnë mediat, kryeministri Edi Rama po mundohet të bind të huajt se rrënimi i teatrit është ligjor dhe se akuzat për dhunë të përdorur nga policia në protestën e djeshme është gënjeshtër.
Ai shkroi në Tuiter se kishte fakte që “shfuqizojnë pretendimin e prodhuesve të shpifjeve”.
“Në takimin me ambasadorin amerikan Juri Kim, pëlqim të plotë që të shikohet përpara me plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe përfundimin e reformave zgjedhore”, shkroi Rama.
Takim me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori i BE-së, Luigji Soreca, ka realizuar edhe opozita e bashkuar.
“Shqipëria po bën hapa prapa, kriza thellohet nga aktivitetet në javët e fundit. Ata e largojnë Shqipërinë nga Evropa. Opozita mbetet e angazhuar për avancimin e integrimit evropian dhe plotësimin e kushteve”, deklaroi pas takimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai shtoi se kanë kërkuar ndihmë nga vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kushtet për integrim dhe të hapë negociata.
