Pasdite pritet mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite, në shumë vende priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë e përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, në formë stuhie me reshje më të dendura, bubullima, erë të fuqishme mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 23 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Pasdite priten reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të lig afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 30 gradë.

Sipas paralajmërimeve të DPHM, nesër dhe të shtunën moti do të jetë stabil me temperatura më të ulëta. Nga e diela temperaturat do të jenë sërish në rritje, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullimave dhe erës së përforcuar.