PAS VRASJES SË DYFISHTË NË SLLUPÇAN, PROKURORIA INSPEKTON NGJARJEN

TË FUNDIT

Mbrëmë në Sllupçan janë gjetur trupat e pajetë të 47 vjeçarit dhe djalit të tij 9 vjeçar. Nga MPB thonë se automjeti i llojit “Opel Astra” me tabela të Shkupit, është gjetur nga zyrtarët policorë mbrëmë në orën 22:40 në vendin e quajtur “Slupçan bunar”. Prokurori Publik dhe ekipe të policisë së Kumanovës kanë dalë në terren dhe kanë konstatuar se një autor deri tani i panjohur me armë zjarri ka shtënë drejt dy personave të cilët janë gjetur të vdekur në vendin e ngjarjes.

“Më 21.04.2019 në orën 22:40 minuta, zyrtarët policorë të Repartit Policor Mateç, në fshatin Sllupçan, gjegjësisht në vendin e quajtur “Slupçanski Bunar”, kanë gjetur një makinë udhëtimi të tipit “Opel Astra” me targa të Shkupit, në të cilën ka pasur dy persona pa shenja jete”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka aritur edhe prokuroria Publike Themelore e Kumanovës ku po meren me zbardhjen e rastit dhe shkaqet e vrasjes.

“Prokuroria Publike Themelore-Kumanovë ka bërë kontroll në afërsi të fshatit Sllupçan, kur mbrëmë ishte gjetur një makinë drejt së cilës janë shtënë disa plumba. Gjatë inspektimit, ishte konstatuar se është qëlluar ndaj një automjeti udhëtimi në të cilin ka pasur dy persona, një shofer dhe një fëmijë 8-vjeçar. Të dy personat për shkak të lëndimeve të marra kanë ndërruar jetë në vendngjarjen”, thonë nga Prokuroria Publike Themelore Kumanovë.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes. Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për obduksion në mjekësinë ligjore. Ndërsa në vendarje janë gjetur edhe gëzhoja ku prokuroria pret që të jetë një prov e rëndësishme.

 

Përgatiti: Afrim Jonuzi