Pas urdhrit për arrest, Pançevski paraqitet vetë në Shutkë

TË FUNDIT

Ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski sot në mesditë është paraqitur vetë në Shutkë, pasi që më parë Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër arrest. Informacionet për TV21, i konfirmoi edhe drejtori i burgut të Shutkës, Esad Rahiq.  Për Pançevskin ishte lëshuar arrest kombëtar pas vendimit për ndalim nga Gjykata Themelore Veles, nuk ishte gjetur nga policia. Gjykata e Velesit dha vendim për arrest, pas disa përpjekjeve për të mbajtur seancë, në të cilën akuzohet ish-gjykatësi Pançevski nuk është paraqitur në seancë. Vlladimir Pançevski në të cilën nga funksioni është shkarkuar në dhjetor të viti 2019, akuzohet për manipulim në AKMIS sistemet për gjykimet e PPS-së.