Gazetari i Fox News, Peter Doocy, e pyeti drejtpërdrejt presidentin Donald Trump: “Pse mendoni se kjo po ju ndodh vazhdimisht?”, pas të shtënave me armë në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje.
Ndërsa Trump po mbante konferencë për shtyp në sallën e briefing-ut në Shtëpinë e Bardhë rreth dy orë pas skenës kaotike në sallën e Washington Hilton Hotel, Doocy e pyeti për një raport të New York Post, sipas të cilit i dyshuari, i identifikuar si 31-vjeçari Cole Tomas Allen, kishte montuar një pushkë diku brenda ambienteve të Hilton-it.
Më pas ai e pyeti drejtpërdrejt presidentin: “Pse mendoni se kjo po ju ndodh vazhdimisht?”
Trump u përgjigj:
“E dini, unë i kam studiuar atentatet dhe duhet t’ju them se njerëzit më me ndikim, njerëzit që bëjnë më shumë, nëse shikoni ata — Abraham Lincoln — dua të them, nëse i shikoni njerëzit që kanë kaluar gjëra të tilla, disa prej tyre janë goditur, por njerëzit që bëjnë më shumë dhe kanë ndikimin më të madh janë ata që shënjestrohen. Nuk shkojnë pas atyre që nuk bëjnë shumë, sepse u pëlqen që gjërat të jenë kështu. Dhe kur shikon këta njerëz, pavarësisht nëse ka qenë një tentativë apo një atentat i suksesshëm, kanë qenë njerëz shumë me ndikim. Shikoni vetëm emrat këtu — emrat e mëdhenj — dhe më vjen keq ta them, por ndihem i nderuar nga kjo, por unë kam bërë shumë. Ne kemi bërë shumë. E kemi marrë këtë vend dhe për vite ka qenë një objekt talljeje, dhe tani është vendi më i nxehtë në botë. E kemi ndryshuar këtë vend, dhe ka shumë njerëz që nuk janë të kënaqur me këtë. Kështu që mendoj se kjo është përgjigjja, Peter.”
