Moti gjatë ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -4 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 20 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në periudhën në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe i thatë. Në orët e paradites, në disa lugina mund të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësirës së ulët. Për shkak të kthjellimeve, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa temperaturat ditore do të shënojnë rritje të lehtë graduale.
