Presidenti rus Vladimir Putin është paraqitur para mediave në Gjenevë pas takimit të tij me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.
Në samitin, i cili është planifikuar të jetë pjesa e fundit e udhëtimit të Biden në Evropë, dy presidentët diskutuan çështjet kryesore në marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për agjendën ndërkombëtare.
Takimi që zgjati tre orë e gjysmë në Gjenevë duket se ka sjellë produkt pozitiv në marrëdhëniet mes dy superfuqive të botës.
Presidenti rus i ka quajtur bisedimet “shumë konstruktive” dhe tha se nuk mendonte se kishte “armiqësi”. Ai thotë se të dy palët kanë rënë dakord të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Kështu, ambasadorët e SHBA dhe Rusisë do të kthehen në postet e tyre diplomatike.
Çështja se kur do të ndodhte kjo është një “thjesht teknike”, tha Putin.
Presidenti rus gjithashtu theksoi se kishin diskutuar për Ukrainën që ndoshta të bashkohej me aleancën e NATO-s. Dy homologët janë ndalur edhe tek sulmet kibernetike. Putin tha se Rusia kishte dhënë informacion të plotë për SHBA mbi këto sulme të pretenduara. Ai tha se SHBA nuk ishin përgjigjur.
