Pas sulmin masiv nga Irani / Jeta në Jerusalem sot vazhdoi normalisht

TË FUNDIT

Pas shpërthimeve gjatë natës dhe sirenave të sulmeve ajrore nga më shumë se 300 dronë dhe raketa balistike iraniane, kafenetë dhe sistemet e transportit të Jerusalemit funksionojnë si zakonisht. Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore dhe ministria e transportit tha se aeroporti kryesor ndërkombëtar i vendit gjithashtu ka rifilluar funksionimin.

Besoj se fituam sot. Ne u kemi dhënë iranianëve një mësim të vlefshëm dhe besoj se pjesa tjetër e botës do ta dijë tani se Izraeli nuk do të tërhiqet pa një luftë të madhe, Ron Melamed, banor i Jerusalemit.

Është si fillimi i një lloj lufte botërore që të gjithë e dinë se mund të fillojë, dhe diçka po përshkallëzohet dhe mund të përkeqësohet shumë. Dhe kjo më frikëson shumë, Alfix Taharlev, banor i Jerusalemit.

Më vjen shumë keq që ky brez po përjeton këtë lloj lufte dhe realiteti, Noa Ishalom, banor i Jerusalemit.