Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në takim me gazetarët paralajmëroi se pas 7 qershorit do të mund të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit ku do të votohej marrja e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski dhe nëse arrin propozim nga kryeministri të zgjidhen edhe ministrat e rinj.
Deputetët javën e ardhshme kanë obligim shtesë ndërkaq nga 15 deri më 20 qershor një delegacion parlamentar do të jetë për vizitë në Kinë, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të merr pjesë në ratifikimin e protokollit për NATO-n në Budapest.
