Pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni, mbi 40 mijë njerëz evakuohen

TË FUNDIT

Rezervuari në Kaliforninë jugore përmban rreth 22,700 deri 26,500 litra metil metakrilat, një substancë shumë e paqëndrueshme dhe e ndezshme që përdoret në prodhimin e plastikës, raportoi BBC.


Autoriteti i Zjarrfikësve të Qarkut Orange (OCFA) lëshoi urdhra fillestarë evakuimi për zonën përreth objektit Garden Grove, pas raportimeve për një rritje të temperaturës së rezervuarit.


Zona e evakuimit është zgjeruar dhe shkaku i rrjedhjes po hetohet.


Zyrtarët e OCFA thonë se ka tre rezervuarë në objekt, njëri prej të cilëve ka një sistem ftohjeje të dëmtuar.


Në një konferencë për shtyp të premten pasdite, shefi i OCFA-s, Craig Covey, tha se kishte dy rezultate të mundshme nga rrjedhja, rezervuari mund të dështojë dhe të çahet, duke liruar kimikatin në tokë, ose mund të shpërthejë.


Një ekip për materialet e rrezikshme po punon me ekspertë për të gjetur një mënyrë për të ulur presionin në rezervuarin e prekur dhe për të kufizuar ekspozimin.


Shefi i zjarrfikësve tha se urdhrat e evakuimit do të mbeten në fuqi ndërsa autoritetet përpiqen të zbusin rrjedhjen. Ai shtoi se ekipi i tij kishte arritur të parandalonte me sukses rritjet e mëtejshme të temperaturës së rezervuarëve të dëmtuar, duke fituar kohë për të përcaktuar se si ta rregullonin atë.