Pas protestës së veteranëve janë arrestuar dhjetë prej tyre.Kështu ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se arsyeja pse ata janë arrestuar është dëmtimi i pronës.
Ajo tha për KosovaPress se ka qenë protestë e dhunshme, ku përveç që janë thyer rrethojat e Kuvendit të Kosovës, është thyer edhe xhami i kabinës së Policisë si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.
Ahmetipërveç që ka konfirmuar lajmin e arrestimit nuk ka dhënë ndonjë emër.
Ajo mes tjerash ka deklaruar se arrestimet janë kryer vetëm në bazë të dëme të shkaktuar e jo kërcënimeve të veteranëve,dhe akuzave të tyre drejtuar udhëheqësve institucional.
Ndryshe, veteranët në orën 12:00 kanë filluar një protestë para Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar kështu publikimin e listave përfundimtare të veteranëve, si dhe rregullimin e statusit të tyre me anë të ligjit.
Kjo protestë është shoqëruar me dëmtime të pronës, por në fund ka përfunduar e qetë
