Pas paralajmërimeve për ngrirjen e çmimit të bukës, qytetarët thonë se vendimi është i mirë por nuk mjafton

TË FUNDIT

A vetëm bukë do të hamë vallë? Ky ishte një prej komenteve të qytetarëve pas paralajmërimit të ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë. Masa mund të hyjë në fuqi nga 1 marsi dhe do të mbetet në fuqi derisa të jetë në interes të qytetarëve, tha ministri Bekteshi në konferencën e djeshme. Qytetarët që i anketuam me koment se është mirë që është sjellë vendim i tillë, mirëpo nuk është i mjaftueshëm.

-Nëse ngrin çmimi, normal që do të ishte më mirë. Është mjaftueshëm por edhe jo, në lidhje me produktet tjera dhe rritjet e çmimit. Duhet të ulet edhe çmimi i produkteve tjera ushqimore bazë.

-Duke pasur parasysh se ulja është e ulët, nuk do të ndikojë në buxhetin tonë familjar. Duhet që Qeveria ta ndryshojë vendimin dhe të vendosë limit.

-Me ngrirjen e çmimit, përsëri do të kalojmë disi. Gjërat tjera shkojnë dhe… do të marrësh nga njëra, te tjetra do japësh dhe njëjtë përsëri.

Nga VMRO-DPMNE thonë se është dështuar plotësisht me politikat ekonomike dhe se masat e tilla sillen vetëm që të mbulohen rezultatet e këqija dhe mossuksesi për tu parandaluar vala e shtrenjtimit të ushqimit.

“Ngrirja e çmimit me shumë gjasa vjen si shenjë e pafuqisë për shkak se kishte shumë premtime se masat e Qeverisë do të kenë sukses dhe do të shkaktojnë valë të uljes së çmimit, gjë që e pamë se nuk ndodhi. Kemi parë se ngrirja e çmimeve për fat të keq nuk sjell deri te ndalimi i rritjes së çmimeve por për fat të keq mund të shkaktojë vetëm shkurtesa dhe mangësi te produktet e caktuara.”- deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Nga sektori ushqimor nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës. Vlerësojë se ky vendim është i përshpejtuar dhe është sjellë pa u konsultuar me to. Shtojnë se është e pasigurt se si furrat do të përballen me masën e tillë dhe si kjo do të ndikojë në mbijetesën e tyre.