Pas orës 4 të mëngjesit, në aksident humb jetën një motoçiklist!

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident me pasoja fatale.

Sot, në ora 04:50 në motoçiklist ka pësuar aksident dhe si pasojë, ka humbur jetën.

“Më 02.08.2021 në ora 04.50 është denoncuar se në fshatin Stamer të Dellçevës, D.D.(28) nga fshati Stamer, duke ngasur motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë. D.D. ka vdekur në vendngjarje, kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Është kryer ekspertizë nga ekipi mbikëqyrës në Stacionin policor në Dellçevë”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.