Pas një muaji, u realizua fluturimi civil drejt Kabulit

TË FUNDIT

Një aeroplan pakistanez me disa udhëtarë ateroi sot në aeroportin në Kabul, që është fluturimi I parë ndërkombëtar pasi që talebanët e morën pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Sipas mediumeve të huaja, në aeroplan ka pasur rreth dhjetë udhëtarë.

Aeroporti në Kabul ishte dëmtuar seriozisht gjatë evakuimit kaotik të mbi 120.000 njerëzve, që përfundoi me tërheqjen e forcave amerikane më 30 gusht. Talebanët tentuan ta kthejnë në funksion me ndihmë teknike të Katarit dhe kombeve të tjera.

Katar eruejs kreu disa fluturime çarter nga Kabuli javën e kaluar, duke transportuar kryesisht të huaj dhe afganë të cilët nuk arritën të evakuohen. Aerokompania afgane I vazhdoi shërbimet vendore më 3 shtator.