Pas Millosheviqit, edhe një serb i dënuar për krime lufte vdes në burg

TË FUNDIT

Ish-komandanti i Ushtrisë Serbe në Krajinë (SVK), gjenerali Mile Mërkiq ka vdekur në burg në Portugali, raporton B92.
Ai ishte burgosur pasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Hagës për krime lufte gjatë kohës së konflikteve në ish-Jugosllavi, transmeton Indeksonline.
Mile Mërkiq është i burgosuri i dytë serb, pas ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq që vdes gjatë vuajtjes së dënimit.

Mërkiq është i lindur në vitin 1947, dhe kishte shërbyer si oficer në betejën e Vukovarit në vitin 1991.
Ai u dërgua në Hagë në vitin 2002. Procesi i tij gjyqësor kishte filluar në vitin 2005 dhe kishte përfunduar në vitin 2007, ndërsa Gjykata i kishte përcaktuar dënim me burg prej 20 viteve