Pas mesnatës, ndryshime në çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Nga mesnata për gjysmë denari shtrenjtohet EUROSUPER BS-98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëritë. Çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe EURODISEL-it mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator të Energjisë, çmimi i ri i EUROSUPER BS-98  do të jetë 83 denarë, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëritë do të jetë 68 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPER BS-95 mbetet 80,5 denarë për litër dhe i dizelit 69 denarë për litër. 

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,742 den/kg dhe tani do të arrijë në 40,175 den/kg.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme janë rritur dhe kursi i denarit ndaj dollarit është më i lartë për 0,145 për qind.